Mënyrat si mund ta stërvitni trurin tuaj

6 Shtator 2016 - 16:33      

Ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për trupin tonë, por jo të gjithë janë të vetëdijshëm se edhe stërvitja e trurit është po kaq e rëndësishme sa edhe ushtrimet fizike.

Mënyra më e thjeshtë për të zhvilluar kujtesën, vetëdijen apo vullnetin, është mësimi i gjërave të reja. Por, duhet gjetur kohë për ta bërë çdo ditë këtë, pasi nuk është gjithmonë e lehtë.

Më poshtë po ju japim disa këshilla, sipas një shkrimi që e transmeton atsh, si të zhvilloni aftësitë konjitive:

-Kur keni kohë të lirë, mos shihni televizor, por lexoni një libër. Kjo zhvillon imagjinatën tuaj. Luani lojëra me kompjuter. Këto lojëra zhvillojnë taktikat dhe strategjitë e të menduarit.

-Niseni ditën me një gotë ujë. Kjo ndikon në rritjen e ritmit në punën tuaj.

-Shihni filmat në gjuhën e tyre origjinale, pra pa përkthim. Kjo ndihmon në njohjen e gjuhëve të tjera dhe rritjen e fleksibilitetit.

-Nëse jeni në punë, bëni një pushim dhe pini një çaj jeshil. Ai ju ndihmon që të rrisni përqendrimin.

-Mundësoni vetes një dremitje gjatë ditës. Ju ndihmon të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.

-Kaloni më shumë kohë me njerëzit që janë më të zgjuar se ju. Kjo u ndihmon të zgjeroni fjalorin dhe njohuritë.

-Bëni ecje në ajër të pastër. Rrit produktivitetin.

-Merrni pjesë në debate dhe diskutime. Në këtë mënyrë ju arrini të bëheni një argumentues mjaft i mirë.

-Shkruani mendimet tuaj në një gazetë apo blog që keni. Kjo rrit kreativitetin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...