6 Shtator 2016 - 09:04
Shkencëtarët kanë zbuluar që bletët e amzës për jetëgjatësinë e tyre mund t’i falënderohen vetëm ushqimit të tyre, i cili bazohet në qumështin e bletës, transmeton Koha.net. Ajo është substancë natyrore komplekse, e cila krijohet në gjëndrat speciale të bletëve, ndërsa me të bletët punëtore ushqejnë larvat e bletëve të amzës, shpjegon shkencëtari i njohur japonez, dr. Masaki Kamakura nga Universiteti Toyama.
Qumështi i bletës përmban në përqindjen më të madhe ujë, pastaj proteina, sheqer, lipide, materie inorganike, vitamina A, B, C, D dhe E, minerale, enzime, 18 lloje të aminoacideve si dhe shumë substanca të cilat parandalojnë zhvillimin dhe shumëzimin e baktereve dhe viruseve. P
ërbërësi aktiv i të ashtuquajturit xhel mbretëror, siç quhet ende qumështi i bletës, është royalactina, me ndihmën e të cilit bletët e amzës rriten më shpejt dhe bëhen më rezistuese ndaj shumë sëmundje, ka zbuluar ekipi i shkencëtarëve japonezë.
Qumështi i bletës forcon jashtëzakonisht shumë imunitetin dhe kështu parandalon krijimin dhe zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa vetitë e tij shëruese janë të njohura qysh nga kohërat e lashta. Problemi i vetëm me qumështin e bletës është jostabiliteti i tij, ndërsa kushtet e lagështisë dhe dritës ndryshojnë vetitë e tij.
“Do të bëjmë hulumtime të mëtejme për të zbuluar se në çfarë mënyrë royalactina në ushqim zgjatë jetën e bletëve dhe si mund të përdoren këto zbulime në mjekësinë dhe ushqimin për njerëz”, përfundoi dr. Kamakura.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...