Ushqimi për buzëqeshje më të bukur

4 Shtator 2016 - 14:56      

Dhëmbët mund t’i pastroni me brushë, me pe, t’i zbardhoni, por ka ushqime që tërë këtë mund ta shkatërrojnë.

Ushqimi i errët dhe pijet mund t’i nxijnë dhëmbët tuaj, transmeton Koha.net. Në anën tjetër, ka ushqime që dhëmbët tuaj mund t’i bëjnë më të bukur dhe të ruajnë bardhësinë e tyre.

Pemët dhe perimet e freskëta
Përtypja e mollës, karotës apo lulelakrës do të ndihmojë te pastrimi i dhëmbëve. Po ashtu do të ndihmojnë qarkullimin e pështymës, çka neutralizon acidet dhe kështu mbrohen dhëmbët.

Djathi dhe jogurti
Ushqimet e pasura me kalcium do të ndihmojnë për ruajtjen e buzëqeshjes së bukur. Reduktojnë rrezikun nga gjakrrjedhja e mishrave të dhëmbëve, ndihmojnë tek largimi i grimcave të ushqimit dhe në fund zvogëlojnë nivelin e baktereve të këqija në zgavrën e gojës.

Dredhëza dhe portokalli
Këto pemë lustrojnë dhëmbët në kuptimin e plotë të fjalës. Pas shujtës pastroni dhëmbët me lëvore të portokallit ose me dredhëza, pastaj shpërlani me ujë, transmeton Koha.net. Pas disa muajve do të vëreni se si dhëmbët tuaj janë më të bardhë.

Qumështi në kafe
Kafja shkakton njolla në dhëmbë. Megjithatë, shtimi i sasisë së vogël të qumështit në kafe mund të ndihmojë te parandalimi i njollave të ardhshme.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...