3 Shtator 2016 - 17:08
Më pak se 23 për qind e njerëzve më të rinj se 27 vjet besojnë fuqishëm në Zot, ndërsa në mesin e atyre më të moshuar se 68 vjeç, 43 për qind e tyre janë besimtarë të fortë, transmeton Koha.net. Këtë gjë e ka vërtetuar një studim i Qendrës Nacionale Amerikane për hulumtim të opinionit.
Hulumtimi ka grumbulluar të dhënat prej 30 vendeve të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Evropën, Amerikën Jugore, SHBA-në, Zelandën e Re, Filipinet, Japoninë dhe Izraelin.
Njerëzit më religjiozë janë ata më të moshuar, ndërsa shumë prej tyre që nuk kanë qenë religjiozë gjatë tërë jetës, në pleqëri kanë gjetur diçka në të cilën besojnë, shkruan Reuters.
“Duke vëzhguar dallimet në bindjet fetare sipas grup-moshave, ndryshimi më i madh paraqitet rreth vitit të 58-të të jetës. Atëherë njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vdekshmërinë e vet dhe kërkojnë më shumë ideale që u japin kuptim dhe ngushëllim”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tom Smith.
Gjatë dy dekadave të fundit numri i besimtarëve në mënyrë të moderuar është reduktuar në shumicën e vendeve, ndërsa përjashtim përbëjnë Izraeli, Sllovenia dhe Rusia ku ka gjithnjë e më shumë besimtarë. Besimi fetar është ende më i forti në vendet katolike, edhe pse edhe atje ka gjithnjë e më shumë ateistë, kanë deklaruar hulumtuesit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...