Ilaçi për poret e zgjeruara

1 Shtator 2016 - 13:52      

Lëkura e fytyrës vuan kur gjëndrat dhjamore punojnë në mënyrë të sforcuar.

Në të shfaqen aknet, paraqiten poret e zgjeruara, në të cilat zvarriten papastërtitë, ndërsa të pashmangshme janë edhe pikat e zeza, transmeton Koha.net.

Ja disa këshilla se si të liroheni nga pikat e zeza në fytyrë.

Lëkurën me pika të zeza duhet ta pastroni dy herë në ditë me losion dhe rregullisht ta lyeni me kremra adekuate.

• Rreth dhjetë minuta, të mbuluar me peshqir avullojeni fytyrën përmbi enë me ujë të nxehtë. Po ashtu, peshqirin e nxehtë duhet ta mbani disa minuta në fytyrë, por mos prisni rezultatin e njëjtë.

• Pas avullimit fytyrën trajtojeni me peeling, të cilin mund ta përgatisni nga mielli i misrit dhe uji, ose për shembull nga sheqeri, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit, varësisht prej asaj se çka keni momentalisht në kuzhinë. Pavarësisht se cilin e zgjidhni, me lëvizje rrethore bëni masazh në fytyrë. Lëkura do të jetë e pastruar, por edhe e butë.

• Për fund, ushqeni fytyrën me maskë të bërë nga një lugë tharmë dhe gjysmë luge lëng limoni, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni 15 minuta.

Poret do t’i rrudhë edhe kastraveci. Preni në copa, hidhni lajthi të bluara dhe para se ta vëni në fytyrë mbajeni një orë në frigorifer. Këtë maskë vendoseni në fytyrë çdo të tretën ditë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...