30 Gusht 2016 - 09:55
Në një seancë tipike të tymosjes në avull, cigaret elektrike kanë shkaktuar dëme të ngjashme në arterien kryesore të zemrës, ka zbuluar një studim.
Zbulimi duket se bie ndesh me këshillën nga Public Health England (PHE), e cila vitin e kaluar ka thënë se cigaret elektrike janë 95 për qind më pak të dëmshme në krahasim me duhanin dhe u kanë bërë thirrje deputetëve të Parlamentit britanik që të mundësojnë përshkrimin e e-cigareve për t’iu ndihmuar njerëzve që të lënë duhanin, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit thanë se thithja e avullit mund të dëmtojë aortën në mënyrën të njëjtë me thithjen e duhanit derisa i paraqitën zbulimet e tyre në kongresin e Shoqërisë Evropiane për Kardiologji në Romë, raporton “Daily Telegraph”, dhe të njëjtin nuk kanë këshilluar që të përdoren pajisje të tilla.
Ata kanë zbuluar se efektet e një seance 30 minutëshe në avull të cigareve elektrike kanë qenë të ngjashme me ato të thithjes së cigareve të zakonshme për pesë minuta.
Eksperimenti është kryer me 24 të rinj të moshave 30 vjeçare, duke ekzaminuar vetëm efektet e menjëhershme të e-cigareve dhe duhanit.
Profesori Charalambos Vlachopoulos, nga Universiteti i “Athens Medical School”, ka thënë në konferencë: “Kemi matur ngurtësinë e aortës. Nëse aorta është e ngurtë, ju shumëfishohet rreziku i vdekjes, ose nga sëmundja e zemrës ose nga shkaktarë tjerë”.
“Aorta është si një balonë afër zemrës. Sa më e ngurtë të jetë balona, aq më i vështirë është procesi i funksionimit të zemrës”, shtoi ai.
Megjithëse nuk dihen rreziqet afatgjata të e-cigareve, Vlachopoulos tha se nuk rekomandon përdorimin e tyre.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...