Njeriu mesatar peshon 62 kilogramë

29 Gusht 2016 - 15:34      

Në botë jetojnë më shumë se shtatë miliardë njerëz dhe të gjithë ata duhen të ushqehen. Megjithatë, nevojat energjetike të disa llojeve varen jo vetëm nga numri i pjesëtarëve, por edhe nga masa mesatare.

Duke përdorur të dhënat e Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hulumtuesit nga London School për higjienë dhe mjekësi tropikale kanë vlerësuar që popullata e rritur njerëzore është e rëndë 287 milionë tonelata, prej të cilëve 15 milionë kanë të bëjnë me peshën e tepërt trupore, ndërsa 3.5 milionë me trashësinë.

Masa mesatare trupore në nivel botëror është 62 kilogramë, ndërsa Amerika Veriore ka masën më të madhe trupore nga të gjitha kontinentet, me masën mesatare trupore prej 80.7 kg.

Amerika Veriore përbën vetëm 6 për qind të popullatës botërore, por 34 për qind të masës trupore botërore për shkak të trashësisë, transmeton Koha.net. Përkundër kësaj, në Azi jetojnë 61 për qind të popullatës botërore por ky kontinent përbën vetëm rreth 13 për qind të masës trupore botërore për shkak të trashësisë.

Ky hulumtim është i rëndësishëm sepse tregon masën trupore dhe jo vetëm numrin e banorëve në planet kur merret parasysh ndikimi ekologjik i racës njerëzore. Të gjithë e dinë që rritja e popullatës paraqet kërcënim për qëndrueshmërinë ekologjike, ndërsa ky studim tregon që edhe trashësia është kërcënim po aq serioz.

Popullata botërore vazhdon të rritet – Kombet e Bashkuara vlerësojnë që deri në vitin 2050 do të ketë 8.9 miliardë banorë në botë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...