Pemët, perimet dhe frutat arrore

29 Gusht 2016 - 08:10      

Së fundi gjithnjë e më shumë flitet për atë që duhet të dëgjojmë trupin tonë, do të thotë që nëse ju hahet ndonjë ushqim për të cilin keni menduar që nuk është më i miri për ta konsumuar në organizëm, dëgjoni se çka ju flet trupi dhe hajeni.

Ashtu sikurse që ekzistojnë kufij për çdo gjë në jetë, ekzistojnë edhe në ushqim, ku nuk duhet të hezitoni për ndonjë ushqim i cili nuk është më i shëndetshmi, por vetëm që të mos e konsumoni çdo ditë.

Kur flasim për ushqimin e shëndetshëm, në kohën e fundit gjithnjë e më shumë përmendet kuzhina mesdhetare, të cilën e rekomandojnë shumë, veçanërisht nëse dëshironi të keni zemër të shëndetshme dhe rrezik më të vogël për t’u sëmurë nga çfarëdo lloj i kancerit.

Kuzhina mesdhetare rekomandon konsumimin e sa më shumë pemëve, perimeve dhe sigurisht të frutave arrore, për të cilat konsiderohet që kanë përqindje të lartë të yndyrave, por mos u hutoni, bëhet fjalë për yndyrat e pangopura, çka është megjithatë një dallim i madh, transmeton Koha.net. Ushqimi mesdhetar, në kombinim me ushtrimet nënkupton konsumimin e para së gjithash ushqimit bimor, siç janë pemët, perimet, drithërat e papërpunuara, bimët bishtajore dhe siç kemi thënë frutat arrore.

Pavarësisht ushqimit mesdhetar, së fundi flitet gjithnjë e më shumë për ushqimin e shëndetshëm, respektivisht për përparësitë e ushqimit të pazier, respektivisht të ushqimit të gjallë që nënkupton pemët, perimet dhe farat. Që të mos kemi ndonjë keqkuptim, sigurisht që nuk është mirë të hahen vetëm ato, përsëri përkujtojmë që duhen të ekzistojnë kufij, dhe kështu edhe te ushqimi i gjallë.

Konsiderohet se si ushqimi i gjallë është i pasur me ushqyesit e nevojshëm të cilët organizmit i sigurojnë mineralet, vitaminat dhe ushqyesit e nevojshëm me shumë pak kalori. Përveç ushqyesve ushqimi i gjallë është i pasur edhe me fibra, të cilat janë shumë të rëndësishme për shkak se parandalojnë kapsllëkun, reduktojnë problemet e tretjes, ulin kolesterolin dhe kontrollojnë sheqerin në gjak.

Një tjetër arsye pse ushqimi i papërpunuar duhet të jetë pjesë e ushqyerjes sonë është sepse është i pasur me ujë dhe kjo është e rëndësishme, sepse ushqimi i pasur me ujë ndihmon që më gjatë të mbani ndjenjën e ngopjes dhe në këtë mënyrë arrini konsumimin e kontrolluar të kalorive, transmeton Koha.net.

Rekomandojmë që nëse nuk jeni adhurues të mëdhenj të perimeve, ose në përgjithësi të ushqimit të pazier, që t’ia mundësoni vetes të paktën një shujtë në javë e cila përmban pemë, perime, ose fruta arrore.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...