Rikthimi i “gjarprit”

28 Gusht 2016 - 18:43      

Lëkura e kafshëve po rikthehet në modë. Këpucë, çanta e xhaketa me print të lëkurës së gjarprit po pushtojnë pasarelat.

Këtë trend kanë filluar ta ndjekin edhe blogeret e fashionistet, shkruan sot Koha Ditore. Trendin e lëkurës së gjarprit e sollën pasarelat e verës e të pranverës. Por për të mos u mjaftuar brendet e njohura sollën veshje shumë kreative edhe në pasarelat e vjeshtës e të dimrit, pikërisht me lëkurë gjarpri.

Disenjatorët po i mbrojnë kafshët duke e kopjuar lëkurën e tyre. Po e bëjnë këtë përmes printimit. Metodat e printeve sa po vijnë e po sofistikohen.

Disenjatorët më të mirë po e shfrytëzojnë përparimin e teknologjisë duke bërë printe të ndryshme të modelit të lëkurës së kafshëve. Po tregohen edhe më kreativë.

Këtë kreativitet po e shprehin duke ia ndërruar ngjyrën reale lëkurës së kafshës. Printet që sivjet janë më së shumti në modë janë printe të lëkurës së gjarprit me ngjyra të ndryshme. Disa fashionistë po i kombinojnë edhe me print lulesh.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...