28 Gusht 2016 - 12:54
Që shtëpia juaj të jetë e shëndetshme nuk keni nevojë të investoni mund të madh që ta mbani shumë të pastër çdo ditë, mjaftojnë intervenimet vogla por strategjike në vendet që fshehin bakteret dhe toksinat e rrezikshme.
Pasi që hulumtimi i fundit i Agjencisë amerikane për mbrojtje të mjedisit ka treguar se si në shtëpitë mesatare ka pesë herë më shumë mikrobe të rrezikshme se sa jashtë, ju sjellim veprimet e vogla, por efikase të cilat do t’ju ndihmojnë të merrni frymë më lehtë:
Pastroni shtrojën e këpucëve te dera – Rreth 60 për qind e pluhurit në shtëpi vjen nga mjedisi, ndërsa shumicën në hapësirën ku jetojmë e kemi sjellë përmes këpucëve. Ato grimca të imëta përbëhen nga shumë ndyrësira, si lëkura e njeriut, qimet e kafshëve, mbetjet e ushqimit, plumbit, madje edhe arsenit, transmeton Koha.net. Shtrojat abrazive me fibra të forta në mënyrë të suksesshme do të reduktojnë ndotjen nga këpucët dhe atlete tuaja. Pastrojeni me fshesë elektrike të paktën një herë në javë, ndërsa e preferueshme është që çdo muaj t’i fshini me themel.
Filtroni ujin – Edhe pse pastërtia e ujit të pijshëm kontrollohet në bazë ditore, kjo nuk do të thotë që nuk përmban baktere dhe toksina të dëmshme dhe metale të rënda. Uji duhet të dezinfektohet me klor, por ai në sasi të mëdha mund të veprojë në mënyrë destruktive në qelizat e organizmit, duke shkaktuar kancer, abort spontan dhe të meta të lindura. Që të jeni rehat, investoni në filtrat për ujë.
Ndërroni leckat e kuzhinës - Edhe pse janë shumë praktike për fshirjen e enëve, leckat e kuzhinës mund të jenë nikoqire të shumë baktereve. Hulumtimet e fundit kanë treguar që në 6 centimetra katrorë të leckës gjendet 134 mijë baktere, në mes së cilave mund të jenë E. coli, salmonela dhe stafilokoku i artë, transmeton Koha.net. Për të qenë të sigurta, leckat e kuzhinës duhen të jenë të thata para çdo përdorimi, prandaj çdo ditë duhet t’i ndërroni.
Pastrojeni me themel lavamanin – Kur pastrojmë lavamanin shumë shpesh e kapërcejmë rubinetin, po në të mund të gjenden më shumë se 13.000 baktere, në mes së cilave mund të jenë edhe E. Coli dhe stafilokoku, të cilët shumë lehtë gjatë përgatitjes së ushqimit mund të barten në ushqim. Lavamanët mund t’i dezinfektoni në mënyrë efikase me zbardhës ose uthull, ndërsa pas larjes rubinetin fshijeni dhe thajeni mirë.
Pastroni skajet e krevatit – Të gjithë e dimë që dyshekët, jastëkët dhe mbulesat janë vend i merimangave, jashtëqitja e të cilave shkakton alergji, por fekalet e parazitëve po ashtu fshihen në pluhurin në qoshet e krevatit. Fshirja me fshesë elektrike nuk është qasja më e mirë, sepse alergjenët mund t’i shpërndani në ajër. Kornizën e shtratit pastrojeni apo fshijeni me leckë të lagët çdo dy javë, çarçafët ndërroni njëherë në javë, ndërsa mbulesat lani çdo muaj.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...