Si të eliminoni ngjyrën e verdhë në thonj

27 Gusht 2016 - 22:21      

Thonjtë e shëndetshëm kanë ngjyrë rozë, dhe nëse thonjtë kanë marrë ngjyrë të verdhë, atëherë kjo mund të jetë shkaktuar nga ndonjë çrregullim shëndetësor.

Arsye të tjera për ngjyrën e verdhë të thonjve është edhe pirja e duhanit, infeksioni kërpudhor i lëkurës.

Por një tjetër arsye e shpeshtë pse thonjtë marrin ngjyrë të verdhë është edhe mos zbatimi i duhur i manikyrit në thonj.

Nëse keni probleme me këtë të fundit, atëherë ekziston një këshillë.

Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.

Barërat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...