Si të rregullojmë qarkullimin e keq të gjakut në këmbë

27 Gusht 2016 - 15:13      

Një problem në jetën tonë të përditshme janë edhe vështirësitë që na shkakton një qarkullim i keq i gjakut në pjesën e poshtme të trupit.

Qarkullimi i keq mund të jetë fillesa e shumë irritimeve, duke filluar nga kruajtjet, problemet jo estetike, e duke vazhduar me dhimbje, paaftësi e komplikacione siç është tromboza.

Tromboza i referohet mpiksjes së gjakut brenda një ene gjaku, e cila bëhet shkak për bllokim në këtë të fundit. Kjo gjendje ka pasoja të rënda shëndetësore dhe mund të bëhet edhe fatale.

Një pjesë e mirë e problemeve që shfaqen janë gjenetike, ndërsa një pjesë tjetër vjen si shkak i gjendjeve shëndetësore si obeziteti, shtatzënia, madje edhe dieta ushqimore ka një ndikim të madh. Rekomandohen shumë noti, vrapi ose daljet me biçikletë. Gjatë kohës që pushoni, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mbahen këmbët në një pozicion që të jenë më lart se trupi. Kjo ndihmon që gjaku të qarkullojë më shpejtë në pjesën e këmbëve dhe pengon mpiksjen e gjakut.

Duhet shmangur edhe ekspozimi për një kohë shumë të gjatë në diell e këmbëve, si dhe banjot e diellit gjatë orëve më të nxehta të ditës. Nuk këshillohen për aktivitete fizike pantallona që pengojnë në qarkullimin e gjakut. Masazhet janë të pranueshme për sa kohë që nuk janë të ashpra dhe të forta, dhe duhen bërë vetëm nga specialistët, ose në të kundërt mund të shkaktojnë më shumë dëme.

Ushqimi në këtë rast mund të vijë si lehtësim. Vitamina E është më se e rekomanduar për njerëz që vuajnë nga qarkullimi i gjakut. Vitamina B3 lehtëson venat dhe ndihmon qarkullimin.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...