Produktet e bukurisë që duhen futur në frigorifer

26 Gusht 2016 - 10:31      

Nëse ti nuk e duron dot vapën, e njëjta gjë ndodh edhe me produktet e bukurisë që mban të mbyllura në kuletë.

Temperaturat e larta nuk i ndihmojnë aspak dhe kjo shkakton prishjen e tyre, apo skadencën e parakohshme.

Ja cilat janë ato produkte:

Parfumi

Nxehtësia dhe dielli mund ta kthejnë parfumin tuaj nga burimi arome në diçka të pakëndshme. Po, parfumi prishet nga nxehtësia, kështu që nëse dëshiron të ketë aromën origjinale bën mirë ta ruash atë në frigorifer.

Make-up

Make-up-i ka datë skadencë, por nëse dëshiron të zgjasësh edhe për pak funksioni i tij, ruaje në frigorifer. Një arsye tjetër është që qëndrimi i tij në të nxehtë prish formulën e tij, me rezultat shkaktimin e njollave të ndryshme në fytyrë.

Buzëkuqi

Sa herë e ke gjetur, gjatë verës sidomos, buzëkuqin tënd të shkrirë?

Kremi i syve dhe i trupit

Funksioni i tyre është më rezultativ nëse ato ruhen në ambient të ftohtë.

Çdo gjë që përmban vitaminën C

Çdo gjë që përmban vitaminën C, duhet të ruhet me patjetër në frigorifer, sepse përndryshe shpërbëhet pothuajse menjëherë nga nxehtësia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...