Pemët verore toksike

26 Gusht 2016 - 07:59      

Në asnjë stinë tjetër nuk janë më të shijshme dhe më të lëngshme pemët se sa gjatë kohës së verës. Megjithatë, shumica e këtyre pemëve janë të mbushura me pesticide.

Pasi që te disa lloje të pemëve lëvorja është shumë e hollë, pesticidet gjenden edhe nën lëvore, ndërsa ju mund t’i fusni në organizëm.

Shkencëtarët amerikanë çdo vit kryejnë hulumtime në ushqime, transmeton Koha.net. Edhe pse hulumtimi nuk është kryer në regjionin tonë, me siguri shumica e këtyre ushqimeve është e ndotur edhe te ne.

Pesticidet veprojnë në mënyrë të dëmshme në shëndetin e përgjithshëm, prandaj disa lloje të pemëve është më së miri të blihen në dyqanet e ushqimit organik (nëse ekzistojnë në ambientin tuaj).

Rrushi
Rrushi është pemë në të cilën shkencëtarët kanë gjetur madje 64 lloje të pesticideve të ndryshme. Për momentin është në vend të parë sa i përket sasisë së pesticideve.

Dredhëzat
Në dredhëza kanë gjetur 13 lloje të pesticideve të ndryshme.

Kumbullat
Në kumbullat e importuara gjendet iprodioni, pesticidi për të cilin shkencëtarët besojnë që është kancerogjen.

Dardhat
Shkencëtarët kanë gjetur pesticide në madje 92 për qind të dardhave të testuara.

Pjeshkat
Pjeshkat shpesh rriten me spërkatjen e vet trungut, para se të rritet fryti. Kur fryti fillon të rritet, pesticidet do të gjenden menjëherë në fryt.

Nektarinat
Shkencëtarët kanë konstatuar që çdo mostër e nektarinave të importuara ka pasur sasi të madhe të pesticideve. Nektarinat nga rritja shtëpiake kanë pasur llojin e njëjtë të pesticideve, por në sasi më të vogël.

Qershitë
Pesticidet që përdoren tek rritja e qershive mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje neurologjike siç është sëmundja e Parkinsonit dhe të metat e lindura te fëmijët.

Boronicat
Më shumë se 40 pesticide të ndryshme i kanë gjetur shkencëtarët në boronica.

Mollët
Mollët janë në maje të listës së pemëve më të ndotura, madje 98 për qind e mollëve kanë qenë pozitive në pesticideve, ndërsa disa prej tyre janë neurotoksike dhe shkaktojnë çrregullime hormonale.

© KOHA 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...