Kanceri i pankreasit shfaqet dhjetë vjet më herët te duhanpirësit dhe te alkoolistët

25 Gusht 2016 - 10:01      

Kanceri i pankreasit te duhanpirësit dhe alkoolistët shfaqet mesatarisht dhjetë vjet para pjesës tjetër të popullsisë, ka treguar hulumtimi amerikan sipas të cilit ndërprerja e duhanit dhe alkoolit përmirëson gjasat.

Tashmë një kohë të gjatë dihet që pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të pankreasit, sëmundjes e cila rrallë diagnostikohet herët dhe prandaj ka prognozë të keqe. Vetëm pesë për qind e personave mbijeton pesë vite pas caktimit të diagnozës.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “American Journal of Gastroenterology” kjo sëmundje shfaqet te duhanpirësit dhe alkoolistet të cilët mesatarisht janë të vjetër 61 deri 62 vjet, derisa në pjesën tjetër të popullsisë mesatarisht shfaqet në moshën 72 vjeçare.

Hulumtimi i kryer në universitetin në Michigan në 811 persona të sëmurë nga kanceri i pankreasit tregon që rreziku i shfaqjes së hershme të kancerit reduktohet me ndaljen e duhanit dhe konsumimit të alkoolit dhjetë vjet para caktimit të diagnozës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...