24 Gusht 2016 - 22:17
Bëhet fjalë për një planet të zbuluar në sistemin diellor Proxima, 4 vite dritë larg Tokës.
Rreth Proximas, thonë studiuesit, lëviz në distancën e favorshme që mundëson ujë të lëngët një planet shkëmbor, që e kanë pagëzuar me emrin Proxima B.
Proxima B është 7.5 milionë kilometra larg yllit të vet, pra sa 5 për qind e distancës mes Tokës dhe Diellit dhe i duhet pak më shumë se 11 ditë tokësore për të kompletuar një orbitë të plotë, pra viti atje zgjat vetëm 11 ditë.
Kjo distancë e afërt me yllin e vet, thonë shkencëtarët ka pak gjasa që të jetë pengesë për zhvillimin e jetës në këtë planet, pasi Proxima është një yll më i dobët sesa dielli, ndërkohë që planeti Proxima B është 1.3 herë më i madh sesa Toka dhe temperatura në të mund të variojë nga -90 gradë celsius deri në 30 gradë celsius.
Ajo që tundon më fort shkencëtarët është afërsia e planetit. Sipas tyre, teknologjia e nevojshme për të mbërritur në këtë planet mund të ndërtohet brenda një gjenerate.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...