Kruajtja e hundës s’është vetëm zakon i keq, por edhe i rrezikshëm

23 Gusht 2016 - 13:12      

Nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse nuk duhet ta bëni një veprim të tillë.

Herën tjetër kur të gërmoni tek hunda, rikujtoni këtë paralajmërim, sidomos nëse keni fëmijë.

Sipas dr. Erich Voigt, ky veprim nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.

Gjatë një interviste të dhënë për Business Insider, siç e transmeton shendeti.com.al, dr. Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (një bakter që qëndron në fillim të hundës) mund të shkaktojnë gërryerje, gjakderdhje dhe irritim të hundës nëse e bëni një veprim të tillë.

Në varësi edhe të gjërave që kanë prekur duart tuaj, gjendja mund të bëhet edhe më shumë serioze.

Ky veprim është sidomos i rrezikshëm për fëmijët, duke qenë se kanë më shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...