Gjashtë strategji “low cost” për të ardhur në formë

23 Gusht 2016 - 12:08      

Punë intensive, stresi, shtatëzanitë, kanë ndikim të madh në peshën dhe metabolizmin tuaj.

Kur ndihesh jo në formë është më e lehtë të biesh viktimë e nervozizmit, lodhjes dhe depresionit, ja përse është e rëndësishme të rigjesh harmoninë në nvelin fizikë dhe mendorë.

Zbulo si të vish në formë me kosto zero me lëvizje të thjeshta.

Praktiko vrapin - Të vraposh stërvit zemrën dhe shkarkon tensionin. Avantazhi? Mjaftojnë një palë këpucë të përshtatshme dhe një veshje funksionale. Aktiviteti fizik, i bashkuar me përfitimet e dielllit stimulon prodhimin e endorfinës dhe e ndihmon trupin të dobësohet dhe djersisë .Kursen për abonimin në palestër dhe mëson një stil të ri jete: kush praktikon vrapin e konsideron atë një rit të vërtetë.

Detoksikimi – Shfrytëzo ditët e nxehta të verës për të mbledhur gjethe e lule që mund t i përdorësh për çajra të ndryshme. Kujdes duhet ti njihni bimët që do të përdorni në mënyrë të saktë. Lulet e radhiqes dhe hithra janë shumë të mira për pastrimin e organizmit. Rrugë e lirë për ujin: sipas studimeve dy gota ujë përpra vakteve favorizojnë dobësimin .

Gatuaj më shumë– Sa herë u qëllon të hani gjënë e parë që ju qëllon ? Shpesh sakrifkojmë kohën për të gatuar, por t’i dedikosh mjaftueshëm kujdes ushqimit të jep një ndihmë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien mendore.

Lëviz ECO - Biçikletë, monopatina, përdori të gjitha. Të ecësh në këmbë ose me biçikletë është ekologjike, të bën të kursesh benzinë. Shërbimet urbane të detyrojnë të vraposh. Ecni të paktën 30 minuta në ditë , ka efekt antimoshë dhe stërvit fizikun dhe ngre rezistencën dhe forcën.

Zakone të mira dhe të këqija – Ke gjithmonë një karamele në çantë? Mos i bli më. Të humbasësh zakonet e këqija është e thjeshtë. Për të evituar nxehtësinë pasdite mbaj në çantë një banane, e pasur me kalicum. Gjatë vakteve pini ujë, pasi favorizon pastrimin e trupit.

Shfrytëzo internetin - Në internet ka shumë propozime si mund të stërviteni në kushhtet e shtëpisë. Ushtrimet mund t’i bëni kur keni pak kohë të lirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...