Si të rrisni një fëmijë të lumtur

22 Gusht 2016 - 13:35      

Tiranë, 22 gusht - Çfarë është lumturia? Është e vështirë të përcaktosh këtë ndjesi me saktësi por mund të themi që është një miks mes qetësisë, energjisë, harmonisë, lehtësisë e kënaqësisë, thuhet në shkrimin që e transmeton ATSH. Megjithatë, të gjitha ndjesitë pozitive janë konstruktive.

Për prindërit, arritja më e madhe është rritja e fëmijëve të lumtur. Një seri studimesh tregojnë se shembulli i mamit dhe i babit është shenjë nëse fëmija do të jetë i lumtur apo jo në të ardhmen. Ndaj, është e rëndësishme të mësojmë disa nga zakonet dhe mënyrat e edukimit që ndikojnë tek lumturia e fëmijëve.

Marrëdhëniet – Studime të shumta kanë treguar se një fëmijë i vogël është në gjendje të bëjë diferencën në situata të ndryshme, për shembull kur ka të bëjë me mamin e tij, me gjyshin, apo me një fëmijë të vogël. Për këtë arsye është e rëndësishme që prindërit të lënë hapësirë për fëmijët për të ndërtuar marrëdhënie të ndryshme. Një fëmijë që rritet me marrëdhënie të ndryshme kur të rritet ka shumë mundësi për të qenë i lumtur në mënyra të ndryshme.

Liria për të qenë vetvetja – Ndoshta nuk ekziston një ndjesi më e keqe sesa mungesa e lirisë për të qenë me të vërtetë ato që ndjeheni brenda vetes. Kjo lloj mënyre edhe tek fëmijët nuk tregohet nga ana e prindërve në shumicën e rasteve me fjalë, por ndoshta me një shikim apo diçka tjetër. Të gjitha ndjesitë që u ndalojnë fëmijët të bëjnë një veprim të caktuar e ndalon fëmijëve që të rritet i lumtur. Kështu është e rëndësishme që prindërit të pranojnë në rradhë të parë fëmijët e tyre sesi ata janë.

Pritshmëritë- Ajo çka mami apo babi mund të presë nga fëmija i tyre, nis që në vogëli edhe pse prindërit nuk e shprehin me fjalë. Kështu, duhet nënvizuar se disa vlera dhe mënyra sjelljeje (për shembull edukimi dhe studimi) duhet të nisin herët. Megjithatë, nuk duhet të ushqeni fëmijët tuaj me pritshëmëritë që ju mund të keni për ta, duke e lidhur me gjërat që ju skeni mundur të arrini në jetë.

Loja e lirë dhe mërzitja – Fëmijëria duhet jetuar për atë që është, si një nga pasuritë e jetës që ndikon në rritjen e fëmijës. Sot, fëmijët jetojnë ditë të mbushura me gjëra të përcaktuara saktë si shkolla, aktivitetet, sporti. Nuk ka më hapësira bosh, nuk ekziston më mërzitja. Në fakt është shumë mirë nëse fëmijët eksperientojnë edhe me lojra të lira dhe me mërzitjen. Në këtë mënyrë ata mund të vënë në punë edhe fantazinë, kreativitetin e inteligjencën e tyre. Më e rëndësishmja, fëmija rritet për atë që është, pra një fëmijë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...