21 Gusht 2016 - 16:51
Janë të bezdisshme dhe ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike. Për t`i trajtuar ato, dermatologët më parë thonë se duhen kuptuar shkaqet prej nga krijohen, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, ka shpresë për trajtimin e tyre. Ata thonë se janë disa hapa apo mënyra, të cilat ndihmojnë për evitimin apo mbulimin e tyre. Njëra prej dermatologeve, Ylftete Shatri nga Ordinanca “Grelorgen” thotë se shkaku i krijimit të qeskave të syve nuk është vetëm një gjumë i parehatshëm.
“Origjina e tyre fillon me një fryrje të lehtë poshtë syve, të cilave zakonisht nuk i kushtohet shumë rëndësi në fillim. Por, me kalimin e kohës ajo mund të kthehet në një problem vërtet të dukshëm, të cilin nuk mund ta injoroni”, sqaron ajo.
Shatri thotë se mosha është një nga shkaqet kryesore. Me kalimin e viteve, sipas saj lëkura humb elasticitetin dhe dehidratohet... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...