Trupi mund të parashikojë të ardhmen

21 Gusht 2016 - 08:16      

Déjà vu, rrëqethja e pashpjegueshme në pjesën e fundit të shpinës, rrëqethja e qimeve në qafë... Njerëzit kanë besuar gjithmonë që trupi ka shumë mënyra me të cilat na tregon se çka do të na ndodhë në të ardhmen.

Shkencëtarët të cilët kanë kryer një hulumtimin pohojnë se si trupi ynë me të vërtetë mund të parashikojë të ardhmen, të parashikojë ndodhitë ose të kuptojë që do të ndodhë diçka, por pa shenja që do ta tregonin këtë.

Shkencëtarët kanë bërë 26 teste të ndryshme, me të cilat i kanë dëshmuar këto pohime. Pjesëmarrësve në hulumtim u kanë treguar fotografi të rastësishme nga të cilat disa kanë qenë neutrale, ndërsa disa të dizajnuara për stimulim.

Kanë zbuluar që disa sekonda para ndodhisë shfaqet efekti i parandjenjës – eksitimi fiziologjik i cili shfaqet 10 sekonda para ndodhisë, transmeton Koha.net. Zemra fillon të rrahë më shpejt, rritet shpejtësia e qarkullimit të gjakut dhe aktiviteti i trurit.

Ky zbulim tregon që trupi njerëzor nënvetëdijshëm parandien se cilat gjëra të rëndësishme do të na ndodhin në të ardhmen edhe pse shumë njerëz mendojnë që nuk e dinë këtë, shkruan revista Live Science.

Hulumtuesit kanë theksuar se si nuk besojnë që ky është fenomen mbinatyror, por rregulla të bazuara shkencërisht të cilat askush nuk i kupton akoma.

Hulumtimin e kanë kryer Julia Mossbridge nga Universiteti Northwestern në Illinois, Patrizio Tressoldi nga Universiteti Padova dhe Jessica Utts nga Universiteti California.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...