20 Gusht 2016 - 13:30
Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi.
Shërben çdo ditë si detox: ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e ph në trup.
Vë në punë aparatin tretës: ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.
Stimulon rënien nga pesha: lëngu i limonit përmban pectin, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.
Eliminon problemet e stomakut: Kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...