Për kujtesë më të mirë, hani më shumë peshk

20 Gusht 2016 - 08:58      

Në bazë të shumë hulumtimeve të hulumtuesve holandezë është konstatuar që personat të cilët hanë më shumë se 200 gramë peshk në javë kanë më shumë shanse për të ruajtur funksionin e trurit dhe mund të krenohen me kujtesë më të mirë.

Peshku ndihmon funksionet trunore “duke i ushqyer” me yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë luftën kundër përbërësve nga ushqimet të cilat rrezikojnë shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit.

Punë më të dobët të trurit shkaktojnë ushqimet si margarina, gjalpi dhe djathërat me yndyrë, transmeton Koha.net. Ekspertët pohojnë që yndyrat e këqija i kontribuojnë bllokimit të artereve dhe që dobësimi i funksioneve të trurit me siguri është pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut në tru.

Ekspertët shpesh theksojnë edhe faktin që mishi i peshkut, përveç acideve yndyrore omega-3, përmban dhe antioksidantë që mbrojnë trurin, prej të cilëve më efektiv është seleni.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...