Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëni me grimin

18 Gusht 2016 - 13:29      

Ka disa gjëra që duhet të shmangni kur bëni make-up për të pasur një pamje perfekte.

Po ju sjellim disa këshilla për gabimet që nuk duhet të bëni për t'u dukur mirë.

Mos e rëndoni grimin

Ajo që duhet të harroni është grimi i tepruar. Shmangni përdorimin e shumtë të pudrës, kremrave dhe fondatintës së fytyrës. Përdorni një make-up më të lehtë dhe më natyral. Një lëkurë shumë e rënduar me grim është një gabim që nuk duhet të bëni nëse doni të jeni në modë.

Mos e errësoni grimin e syve

Një tjetër gjë që duhet të evitoni është make-up-i i errët që përdorni për sytë. Nuk është më në modë përdorimi i grimit të errët apo shumë të rënduar sepse tregon modën e viteve '80, '90 kur femrat përdornin xixa për grimin e syve. Më mirë është të keni një pamje të thjeshtë dhe natyrale.

Mos synoni për qerpikë perfektë

Duhet të lini mënjanë edhe përpjekjen për të pasur qerpikë perfektë. Nuk është e domosdoshme që t’i krihni qerpikët, t’u jepni formë të kthyer apo të përdorni maskarë për të pasur një pamje mahnitëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...