Shkrirja e tundrës zbulon një rrezik të madh

17 Gusht 2016 - 14:12      

Një sëmundje ngjitëse e rrezikshme mund të rikthehet sërish, pas zhdukjes së saj rreth 40 vjet më parë. Sipas një shkrimi që e transmeton Shekulli, shkrirja e një shtrese të tundrës në Siberi mund të bëjë që të çlirohet virusi i lisë, pasi në atë zonë ndodhen të varrosur trupat e shumë viktimave të kësaj sëmundjeje që prej 120 vjetësh.

Lija ka qenë një prej sëmundjeve më të frikshme në botë kohë më parë. Mbi 30 për qind e të prekurve nuk e fitojnë betejën me të, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit.
Sporet e virusit fatal mendohet të kenë infektuar deri tani 24 njerëz, të cilët gjenden në kujdesin e mjekëve në spitalin Salekhard në Rusi.
Ekspertët e shëndetësisë thonë për “Siberian Times” se këto janë shenjat paralajmëruese për diçka më të keqe.
Boris Kershengolts, i degës siberiane të Akademisë së Shkencave, thotë se “në vitin 1890 pati një epidemi të lisë, e cila në një qytet i mori jetën 40 për qind të banorëve”.
“Trupat u varrosën në shtresën e sipërme të tokës së ngrirë, në brigjet e lumit Kolima. Sot, 100 vjet më vonë, ujërat e këtij lumi kanë nisur të gërryejnë brigjet. Shkrirja e shtresës së tokës e ka përshpejtuar erozionin”, thotë ai.
Edhe pse pas analizave, ekspertët nuk e kanë gjetur vetë virusin, ata kanë arritur të gjurmojnë fragmente të ADN-së së tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...