Dëshironi të keni sukses në jetë? Mos flisni për planet

16 Gusht 2016 - 08:29      

Mbajtja e planeve, qoftë afariste apo të dashurisë, në fshehtësi rigoroze, mund t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë që t’i realizoni.

A nuk do duhej t’i tregonim planet tona jetësore që miqtë dhe familja të na mbështesin? A nuk është mirë për kompaninë që bashkëpunëtorët t’i njoftojmë me projektet që dëshirojmë t’i realizojmë? A nuk duhet të sillemi sipas ligjit të tërheqjes (dëshira tërheq dëshirën, respektivisht mendimet negative kanë rezultat negativ dhe e kundërta, dëshirat pozitive sjellin gjëra pozitive) dhe të vizualizojmë qëllimin? Përgjigja në të gjithë pyetjet është JO!

Studimet dhe eksperimentet të cilat kryhen që nga viti 1933 rregullisht tregojnë që planet për të cilat njerëzit flasin me të madhe, realizohen shumë rrallë, transmeton Koha.net.

Shkencëtari gjerman W. Mahler në fillim të shekullit 20 ka zbuluar që kur një person u zbulon të tjerëve zgjidhjen e ndonjë problemi, ndërsa ata njerëz lëvdojnë zgjuarsinë e tij, ajo zgjidhje bëhet realitet, por vetëm në kokën e tij.

Me fjalë tjera, zbulimi i qëllimeve dhe planeve e përmbush egon tonë në atë masë sa që e humbim motivimin që nga fjalët të kalojmë në vepër.

Këtë teori në kohën e fundit e ka dëshmuar profesor Peter Gollwitzer nga Universiteti New York i cili ka bërë një studim në të cilin kanë marrë pjesë 63 vullnetarë.

Katër teste të ndryshme kanë treguar që vullnetarët të cilët planet e veta i mbajnë për vete më shpesh realizojnë planet e tyre se sa personat të cilët deklarojnë publikisht qëllimet e tyre.

Shkencëtarët shpjegojnë që pasi që imazhin për veten e krijojmë përmes simboleve të identitetit, të cilat krijohen në mendjen tonë përmes veprimit ose fjalëve, me bërjen publike të planeve plotësojmë nevojën për të kërkuar simbole të mëtejshme.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...