15 Gusht 2016 - 13:07
Për të vëzhguar efektet të asaj që e quajmë gjithashtu “regjim i Kretës” mbi funksionet konjitive të konsumatorit (vëmendja, gjuha, arsyetimi, vizioni…) studiuesit kanë analizuar 18 studime shkencore të zhvilluara nga viti 2000 deri në 2015 që përfshin persona nga mosha 19-75 vjeç. Këto rezultate janë publikuar në revistën e specializuar “Frontiers in Nutrition”, transmeton trt.
“Më e mrekullueshmja është se efektet pozitive janë vënë re tek konsumatorët e gjithë botës. Pra, edhe ata që nuk janë banorë të rajonit mesdhetar përfitojnë nga këto benefite të kësaj diete”, deklaroi autori kryesor i këtij studimi, Roy Hardman, nga Universiteti Swinburne në Melburn (Australi).
Shkencëtarët këshillojnë të integrohen sa më shumë proteinat bimore në kuzhinën e përditshme, zvogëlim të konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit, të konsumohet peshk i yndyrshëm (si sardelet) si dhe të përdoret vaji i ullirit si burimi kryesor i yndyrës. Mos harroni konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, drithërave etj.
Nëse kjo dietë përfaqëson shumë përfitime, ky regjim nuk përbën ndonjë mrekulli. Një e ushqyer e shëndetshme, një higjienë e mirë në jetë dhe ambienti ku jetojmë mbeten faktorë të domosdoshëm për të përmirësuar shëndetin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...