15 Gusht 2016 - 11:10
Tendencat për vjeshtë-dimër 2016 në Milano Fashion Week, sipas një shkrimi që e transmeton atsh, janë shumë dhe të përshtatura për të gjitha shijet.

Vazhdojnë të dominojë ngjyrat metalike, mbi të gjitha në lëkurat që përdoren për palltot oversize si tek Max Mara ose JIL Sander, ose për xhupat e shkurtër , të Emilio Pucci.
Midis materialeve edhe veluri kthehet në modë, në kompletet e zeza të Girogio Armanit ose bluja të Bottega Veneta, por edhe në fustanet e Lorenzo Serafini.

Për vjeshtën e ardhshme fustanet janë të gjatë deri në fund të këmbëve, të cilat mund të vishen edhe gjatë ditës. Lulet janë shumë në modë këtë vjeshtë, të cilat i japin ngjyrë fustaneve të Dolce &Gabanna, të MSGM edh Blugirl.
Mëngët prej pellushi, akoma më mirë nëse janë ekologjike, kombinohen me pallto oversize të Gucci, Prada dhe Antonio Marras.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...