Në modë kostumet dypjesëshe me lule

14 Gusht 2016 - 21:22      

Pasi shtatori po afron e moti do të ftohet, femrat e modës po gjejnë mënyra për të mbajtur gjallë energjinë verore sa më gjatë. Printet me lule po u ndihmojnë atyre që ta arrijnë këtë.

Fashionistët si yjet Margot Robbie, Rihanna, Beyonce e shumë të tjera janë parë duke veshur printe me lule.

Aktorja Kate Bosworth po vishet me kostume dypjesëshe me lule. Ajo ka veshur një sako e pantallona me lule në një ditë me shi. Shembullin e saj po e ndjekin edhe blogeret. Blogerja britanike

Alexa Chung ka veshur një kostum po ashtu dypjesësh për t’u treguar ndjekësve të saj trendin e ri në mënyrë që edhe ata të jenë në hap me kohën.
Por stilistët thonë që edhe për këtë veshje ka disa rregulla që duhet ndjekur. Nëse vendosni të vishni kostume dypjesëshe me printe ato duhet t’ju bien tamam. Kostumi nuk duhet të jetë i madh. Nëse sakoja ju rri e madhe, stilistët thonë se do t’ju “mbysë” gjerësia kur ka printe.
“Kostumi duhet të tregojë finesën tuaj”, ka thënë stilistja Leith Clark. Kur vishni veshje dypjesëshe, veshja duhet të tregojë se sa kujdeseni për veten, ka këshilluar Clark. Në këtë mënyrë veshja do të “punojë” për ju. Edhe e tregoni se po ndiqni trendët e fundit edhe tregoni se nuk lëshoni pe nga kujdesi për veten.

Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...