Djaloshi nga Gjilani që përgjysmoi peshën për amanet të të atit

14 Gusht 2016 - 20:26      

Kushtrim Murtezi tashmë (20 vjeçar) ka pasur probleme me mbipeshë që nga fëmijëria e tij e hershme. Që kur ka qenë i vogël ai ka pasur një pasion ndaj ushqimit dhe se kjo gjë kishte kontribuar që vit pas viti t’i shtohen kilogramët në trupin e tij.

Ai kur ka qenë në klasën e nëntë në shkollën fillore “Thimi Mitko” ka pasur 150 kilogramë ndërsa me insistimin e babit të tij Bekim Murtezi i cili e merrte me veti në gjueti me qëllim që të humbiste peshë, djali i tij kishte arritur që të humbas 60 kilogramë. Përveç daljes në gjah ai ushtronte edhe në shtëpi me biçikletën e vrapimit.

Në natën e semi-maturës të klasës së nëntë ai kishte arritur që të veshte për herë të parë rrobat qe i donte. Ai pak para se të regjistrohet në shkollën e mesme në vitin e parë kishte përjetuar tragjedi në familje me ç’rast babai i tij, kishte humbur jetën në një aksident.

Për shkak të kësaj tragjedie ai nuk kishte pasur vullnet që të vazhdonte me dietën dhe ushtrimet duke bërë që të qëndrojë në shtëpi dhe kohën e kalonte duke luajtur videolojëra. Kjo ka ndikuar që për pesë vitet që kishte qëndruar në mënyrë pasive nga 90 kilogramë të arrinte në 176 kilogramë.

“Babai im më merrte në gjueti edhe unë kisha vullnet me ec. Duke më hyrë në qejf dalja në terren me babën kisha humbur shumë kilogramë. Ai kishte dëshirë që unë të dobësohesha.

Në maj të vitit të kaluar ai kishte vendosur që të merrej intenzivisht me ushtrime dhe të vendoste veten nën regjimin e dietës. Thotë se në atë kohë ka pasur 176 kilogramë.

“Kam shku dhe e kam mat vetën tek një shok i cili kishte një shitore dhe kam parë veten që kisha 176 kilogramë. Jam habitë. Dhe mbas kësaj i kam thënë vetes se duhet të heq kilogramë dhe të mbërrijë në 90 kilogram. Mbas kësaj kam vendos të largohem nga ushqimi dhe më pas kam ngrënë vetëm patate, oriz të bardhë si dhe mish të bardhë edhe pemë dhe perime. Ndërsa lëngjet dhe bukën ja kam ndalur vetit. Ndërsa në ora 6 të mëngjesit jam zgjuar dhe jam përgatitë me shku në fitnes e cila është larg prej shtëpisë sime 1,5 kilometër në një drejtim. Në muajt e parë fshehtas familjarëve kam porositur taksinë për në fitnes sepse jam lodhur shumë. Shokët më inkurajonin të shkoja në këmbë. Vendosa të shkojë në këmbë, edhe në ditë të nxehta edhe në ditë me shi e borë. Dhe kam shkuar 6 ditë në javë për 15 muaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, rënia në peshë kishte bërë që të kishte vullnet dhe vetëbesim, derisa inkurajimin e gjente te pyetja e njerëzve të rëndomtë se si po arrin të dobësohet.

“Unë u thosha se duhet me qenë i disiplinuar. Me pas vullnet mos me u dorëzu”, thotë ai në një bisedë me korrespodentin e Grupit KOHA në Gjilan.

Herën e fundit kur është matur ai kishte 90 kilogramë.
“Kam realizuar ëndrrën time dhe të babait”, thotë ai, teksa shton se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

“Dua që t’i forcojë muskujt përmes ushtrimeve”, thotë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...