14 Gusht 2016 - 20:20
Kërkojmë mënyra të ndryshme për t`iu shmangur. Në momentin që “ndeshemi” me to mundohemi të përdorim produktet, të cilat na sigurojnë se nuk do të kemi rrezik prej tyre.
Më i popullarizuari mbetet sapuni, së fundi edhe ai anti-bakterial. Megjithatë, asnjëri nuk preferohen për pastrim. Përkundrazi. Njëra prej dermatologëve, Ylfete Shatri nga Ordinanca “Grelorgen” thotë se ne jemi plot me këto mikrobe të cilat në fakt janë thelbësore për tretjen, shëndetin e lëkurës dhe imunitetin, shkruan sot Koha Ditore.
“Njerëzit tani e dinë që duhet të bëjnë kujdes me antibiotikët dhe të hanë shumë ushqime të fermentuara por një stil jetese gati steril është një problem i madh”, shton ajo.
Sapuni, sipas saj luan një rol të rëndësishëm, sidomos kur ndjeheni jo të pastër. “Ne bëjmë gabim që e përdorim çdo ditë sapunin kur bëjmë dush, përveç rasteve kur e përdorim për sqetullat dhe ijet. Duke tentuar që t’i zhdukim bakteret nga lëkura jonë, ne në fakt e dëmtojmë atë duke përdorur këtë produkt. Ja një gjë që ju e bëni në emër të pastërtisë por nuk është e nevojshme”, këshillon profesionistja.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...