Disa mënyra efektive për të pasur këmbë më të holla

13 Gusht 2016 - 14:26      

Ke menduar shpeshherë për të gjetur një mënyrë që të bën të kesh këmbë më të holla, por nuk ia ke dalë? Më poshtë mund të gjesh disa truke.

Vrapo ose ec - Vrapi është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta, por edhe për të stërvitur këmbët. Nëse do një rezultat shumë të shpejtë, ec dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Ngjit shkallët - Sa herë ke rastisur të prishet ashensori dhe je detyruar të marrësh shkallët, kur je futur në zyrë i ke ndier këmbët mjaft të lodhura apo jo? Por kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ulur dhjamin e këmbëve dhe për t’i pasur ato më të holla.

Biçikletë -Sa më shumë biçikletë, aq më shumë do të tonifikohen muskujt e këmbëve dhe do të kesh këmbë të holla.

Ushtrime për këmbët - Ky është një prej ushtrimeve më të mira, enkas për të tonifikuar muskujt e këmbës dhe për të reduktuar dhjamërat, transmeton Kosovapress.

Noto sa më shumë të mundesh - Të jesh gjithmonë në kontakt me ujin, i mban muskujt mjaft të tonifikuar dhe i vë në lëvizje çdo ditë. Por noti është edhe një mënyrë mjaft e mirë për të hequr dhjamin në këmbë. Pjesa më e mirë është se noti mban larg edhe stresin.

Nëse nuk ke kohë, përdor tavolinën e zyrës - Nëse ke një tavolinë në zyrë që të mban peng gjatë gjithë ditës, disa ushtrime për këmbët mund t’i bësh me lehtësi edhe këtu. Ato që ndihmojnë të mbash muskujt të tonifikuar, si p.sh. të ulesh në tavolinë dhe të ngresh këmbët një nga një pingul me trupin.

Bëj më shumë ushtrime me këmbët - Nëse e ke të vështirë të bësh gjithmonë ushtrime në palestër vetëm për këmbët, në një kurs sporti mund të ndjekësh vetëm disa lëvizje të thjeshta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...