Pagjumësinë mund ta luftoni edhe me ushqime

12 Gusht 2016 - 10:18      

Ekspertët kanë zbuluar se cilat janë ushqimet që luftojnë gërhitjen, pagjumësinë e ankthin.

Ja një listë me ushqime dhe funksionin që ka secila prej tyre.

Për të fjetur

Fruta e pasur me melatoninë janë qershitë dhe janë ideale për t’i ngrënë para gjumit. Sipas Dana James, farat e kungullit janë gjithashtu një opsion i mirë. "Ato janë të pasura me magnez, çka ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit dhe si rrjedhojë një gjumë të thellë", tregon ajo. Dhe së fundmi, kokoshkat janë zgjidhja ideale para natës. Ato përmbajnë serotonin, një element kimik që rregullon çrregullimet e ciklit tonë të gjumit.

Për të shmangur makthet

Për të shmangur makthet duhet të shmangni edhe ushqimet që janë të pasura me magnez, siç është avokadoja dhe zarzavatet me gjete jeshile, si spinaqi. Gjithashtu shmangni edhe djathin, i cili përmban opioid peptides që lodhin imagjinatën.

Për të ndihmuar me gërhitjen

Gërhitja është një efekt i zakonshëm i personave që janë mbipeshë. Në lehtësim të saj mund të vijnë fruta të pasura me vitaminën C, si limoni, portokalli apo grejpfruti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...