10 Gusht 2016 - 10:28
Ai e ka kryer eksperimentin, i cili zgjati 50 ditë, në të ashtuquajturën kopje të Marsit, e cila ndodhet në afërsi të vullkaneve në Havaje.
Atje janë krijuar kushte të ngjashme me kushtet në Mars.
Shkencëtari zbuloi se 14 lloje të bimëve që i kishte mbjellur kishin "zënë" dhe kishin filluar të rriten në mënyrë aktive, dhe disa madje kishin lulëzuar.
Faza finale e këtij eksperimenti do të jetë direkt në Mars ku, në të ardhmen, do të shkojë ekspedita.

Misionin në Mars e paralajmëruan edhe NASA dhe disa kompani private, të cilat tashmë e kanë kryer audicionin për përzgjedhjen e udhëtarëve "në një drejtim".
Ideja është që astronautët në çifte të shkojnë në Mars dhe të qëndrojnë atje përgjithmonë, duke ndërtuar vendbanime kolonizuese.
E gjithë kjo do të transmetohej nga rrjetet televizive në Tokë në formë të "reality show". Shumë kompani besojnë se programet e tilla do të kishin fitime të mëdha.
Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se njerëzit tani për tani nuk kanë resurse për të udhëtuar në Mars dhe se ky do të ishte një mision vetëvrasës.
Ata pohojnë se udhëtarët nuk do ta duronin fizikisht udhëtimin disa-mujor në Mars, se atyre u kanoset një numër i madh i sëmundjeve dhe se askush nuk e di se si do të fillonte dhe si do të përfundonte ky mision.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...