Foto: Ilustrim

Lëkura e mollës, një “ilaç” për muskujt

8 Gusht 2016 - 12:21      

Dihet se një mollë në ditë mban mjekun larg nesh, por proverbi nuk përfshin informacionin se fruta në fjalë nuk duhet qëruar. Sidomos pas një moshe të caktuar.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Iowa-s (SHBA), në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta, të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve te të moshuarit: më saktësisht, acidi ursolik është në gjendje të reduktojë dhe të ngadalësojë procesin e plakjes në rrjedhën e vetëm dy muajve, përcjell sot Koha Ditore.

Lëkura e mollës, ashtu si ajo e domates, përmban të mira kimike natyrale, të cilat “u premtojnë” kësaj pjese të madhe të popullsisë të qëndrojnë aktivë dhe dinamikë për një kohë të gjatë. Jo vetëm acidi ursolik, por edhe tomatidina e domates e kundërshtojnë veprimin e dëmshëm të një proteine të veçantë, e cila quhet ATF4 dhe vepron në masën muskulore, duke shkaktuar dobësi dhe atrofi (sëmundje që prek muskujt).

“Shumë nga ne e dinë mirë se çfarë janë problemet muskulore dhe fatkeqësisht këto probleme përkeqësohen me kalimin e moshës”, shpjegon profesori i mjekësisë dhe drejtuesi i këtij studimi, Christopher Adams...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...