Rizbulimi i kuzhinës, dhe këshilla të tjera për shëndetin e zemrës

7 Gusht 2016 - 12:17      

Së pari lajmi i keq: Pas dekadave të progresit të madh në reduktimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, rënia e vdekshmërisë kardiovaskulare është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme, sipas raportit të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Studiuesit i quajtën gjetjet e tyre alarmante, duke sugjeruar se përfitimet kardiovaskulare nga ndërhyrjet mjekësore mund ta kenë arritur një pikë të ngopjes dhe se përmirësimet e mëtejshme varen kryesisht nga ndryshimet në shoqëri dhe sjellja personale, shkruan Koha Ditore.

Të dhënat e reja, të publikuara në qershor në JAMA Cardiology, i mbuluan vitet nga 2000 deri 2014. Nga viti 2000 deri në vitin 2010, normat vjetore të rënies për të gjitha vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare të zemrës dhe goditjet në tru ishin mesatarisht 3.69 për qind për meshkujt dhe 3.98 për qind për femrat. Por që nga viti 2011, normat e rënies kanë rënë në vetëm 0.23 për qind për meshkujt dhe 1.17 për qind për femrat.

Këto rezultate tregojnë për stagnim në kontrollin e sëmundjeve dhe vdekjeve kardiovaskulare, shkruan Dr. Stephen Sidney dhe kolegët. Dhe, sipas tyre, arsyet nuk janë të vështira për t’u dalluar.

Bazuar në të dhënat më të fundit të National Health and Nutrition Examination Survey në vitet 2011-12, amerikanët ishin më të mirë në kontrollin e tre faktorëve kryesorë të rreziqeve: duhani, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i ngritur, shpesh me ndihmën e ilaçeve, por shumë më shumë njerëz u bënë obesë dhe zhvilluan diabetin e tipit 2.... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...