Harroni pijet energjike, ky është lëngu natyral që zëvendëson ato

6 Gusht 2016 - 19:56      

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që lëngu i domateve i ofron mjaft energji trupit për t’u këndellur nga ushtrimet.

Shkencëtarët kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 15 persona me aktivitet të lartë fizik. Hulumtimi ka zgjatur 2 muaj, ndërsa shkencëtarët kanë studiuar shenjat e tyre të vitalitetit para dhe pas ushtrimeve.

Muskujt e pjesëmarrësve, të cilët pas ushtrimeve kanë pirë lëng domatesh janë shëruar konsiderueshëm më herët, në krahasim me ata që kanë pirë pije energjetike. Përveç shërimit të muskujve, në trup shumë më shpejt është vendosur edhe balancimi i glukozës pas konsumimit të lëngut të domateve, në krahasim me pijet energjetike.

Domatet përmbajnë likopen, i cili ua jep ngjyrën e kuqe. Po ashtu janë burim i pasur antioksidantësh, të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Shkencëtarët theksojnë që lëngu i domateve është aq efikas saqë do të tregojë rezultate vetëm pas dy muajsh nga fillimi i konsumimit.

Hulumtimi i mëhershëm, të cilin e kanë kryer shkencëtarët suedezë, ka treguar që lëngu i domateve mund të reduktojë nivelin e dëmit oksidativ i cili krijohet gjatë dhe pas ushtrimeve.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”, theksojnë që lëngut të domateve duhet t’i japim përparësi sepse në krahasim me pijet energjetike nuk përmban asgjë të dëmshme, veçanërisht nëse domatet janë kultivuar organikisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...