5 Gusht 2016 - 09:07
Në kërkim të një ushqimi që është i pasur me fibra dhe ka një nivel të ulët të indeksit glikemik, Lucinda Duncalfe, pronare e zinxhirit të ushqyerjes, “Real Food Works”, të punësuarve amerikanë u ofron ushqim të shëndetshëm, ndërsa ekipi i saj ka dalë me dietën Soup Cleans.
Dieta është shumë e thjeshtë dhe përbëhet nga një regjim njëditor të cilin e përbëjnë gjashtë supa organike të cilat nuk përmbajnë as sojë, as gluten, dhe as ndonjë produkt me origjinë shtazore. Supat, të cilat janë bërë kryesisht nga perimet, mund të hahen edhe të ftohta edhe të ngrohta, transmeton koha.net.
A është e mundur të dobësohesh nga dieta njëditore? Tani për tani, opinionet janë të ndara, por ekspertët janë të bindur se ky regjim i dietës e ofron një mundësi që ta "pushoni" traktin tuaj digjestiv, edhe pse vetëm përkohësisht.
Ky lloj i dietës detoksifikuese është gjithsesi i përballueshëm dhe shumë më i mirë se çdo dietë që është e bazuar në lëngje, sepse supat, dhe atë ato të perimeve organike, kanë shumë më tepër përbërës ushqyes dhe indeks më të ulët glikemik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...