4 Gusht 2016 - 08:35
Deri tani është besuar që revolucionin seksual në vitet gjashtëdhjeta e ka shkaktuar pilula për kontracepsion, e cila u ka mundësuar femrave seks pa u shqetësuar për ngjizje, por hulumtuesit shkencorë pohojnë që faktori kryesor është në fakt penicilina, dhe madje një dekadë të plotë më herët, transmeton koha.net.
Në vitet e tridhjeta dhe të dyzeta të shekullit të kaluar sifilizi ka qenë në kulm të fuqisë së vet, aq i fortë dhe i rrezikshëm saqë sot quhet AIDS-i i të gjitha kohërave, por në vitet e pesëdhjeta praktikisht është zhdukur për shkak të trajtimit me penicilinë.
Hulumtimin e ka kryer, besoni apo jo, ekonomisti i cili ka krahasuar të dhënat nga vitet tridhjeta deri në shtatëdhjetë të shekullit të kaluar të lidhura me rreziqet nga seksi i rrezikshëm, siç janë shtatzënitë e adoleshenteve, gonorreja dhe numri i shtatzënive të padëshiruara.
Analiza ka treguar që të tre faktorët kanë rënë në fund të viteve të pesëdhjeta, pikërisht në kohën kur në mënyrë drastike është reduktuar numri i të sëmurëve nga sifilizi, i cili në dhjetë vite nga viti 1947 deri 1957 ka rënë për 95 për qind.
Mungesa e frikës nga sifilizi ka nxitur sjellje më të lirë seksuale të gjeneratave të reja, kështu që revolucioni seksual megjithatë ka ndodhur dhjetë vjet më herët sesa është menduar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...