Artikull i sponsorizuar

KFC sjell erëzat për përgatitjen e pulës

3 Gusht 2016 - 14:00      

Në vitin 1940, Harlan Sanders arriti që ta perfeksionojë recetën e tij origjinale për përgatitjen e pulës e cila përbëhet nga 11 erëza të ndryshme dhe që i japin një shije tejet karakteristike dhe të veçantë produkteve të tija. Ishte kjo recetë sekrete ajo që Sanders e përdorte si pikë kryesore të çdo kontrate të nënshkruar për hapjen e restauranteve të reja.

Përderisa në vitin 1952, Harlan Sanders filloi me aplikimin e modelit të franshizës me qëllim përhapjen e recetës së tij anembanë Amerikës. Suksesin kryesor ai e pati nga receta sekrete apo ndryshe e quajtur “Secret Recipe” që ka të bëjë me përgatitjen dhe marinimin e produkteve me bazë pulën.

Në fillim restaurantet paguanin një shumë të caktuar për të drejtën e shitjes së produkteve të pulës të përgatitura sipas recetës sekrete dhe për përdorimin e emrit të Sanders dhe poashtu imazhin e tij për promovim.
Kjo recetë është shkruar me dorë nga vetë Sanders, në një copë letër dhe nuk ekziston asnjë duplikat i këtij shkrimi. Madje as në formë të avancuar digjitale.

Është pikërisht rëndësia e kësaj letre, që bën që receta sekrete të jetë e mbyllur dhe e ruajtur brenda sefit në selinë kryesore të KFC-së në Kentucky, përderisa erëzat e tjera të cilat janë pjesë përbërëse e recetës sekrete i dijnë vetëm një numër i kufizuar i punëtorëve të cilët për shkaqe sigurie edhe kanë nënshkruar kontrata konfidencialiteti.

Për çështje sigurie me qëllim mbrojtjen e sekretit të recetës, KFC i siguron të gjitha erëzat nga dy kompani të ndryshme në Amerikë, ku asnjëra nga këto dy kompani nuk është në dijeni për recetën e plotë.

Si rrjedhojë, kompania e parë merret me përzierjen e gjashtë erëzave dhe pastaj pjesën tjetër të përzierjes së krijuar e dërgonjë tek kompania e dytë e cila më pas shton edhe pesë erëzat e tjera në këtë përzierje, duke e kompletuar kështu miksin e erëzave. Krejt në fund, ky miks arrin në kuzhinat e KFC-së ku edhe aplikohet në përgatitje.

Njejtë sikur receta sekrete e Coca Cola-s, edhe receta e Harlan Sanders cilësohet si një nga sekretet më të mëdha në fushën e ushqimit dhe pijeve, dhe ngjall kuriozitet të madh tek konsumuesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...