Një studim i gjerë lidh depresionin me gjenetikën

2 Gusht 2016 - 10:06      

Paris, 2 gusht – Një studim i gjerë konfirmon influencën e gjeneve mbi rreziqet për depresion tek personat me origjinë evropiane, një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë përbërjen biologjike të kësaj sëmundje dhe për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve të reja.

Nëse e dimë se depresioni nuk limitohet vetëm tek aspektet psikologjike dhe se mund të prekë edhe krejt familjen, shumica e studimeve të mëparshme nuk kanë arritur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që influencojnë mbi rrezikun e depresionit, në veçanti tek personat me prejardhje evropiane.

Realizuar nga studiues amerikane, ky studim i ri, i publikuar sot në revistën e specializuar në këtë sektor, “Nature Genetics”, siç transmeton atsh, ka identifikuar 17 variacione gjenetike me rrezik potencial, të ndara në 15 rajone të një gjenomi.

“Ky studim përshkruan grupimet e para gjenetike të rëndësishme që përbëjnë rrezik për probleme depresive të konsiderueshme tek individët me origjinë evropiane”, thekson revista.

Studim, i quajtur “pangjenomik”, përfshin më shumë se 121 000 persona që kanë deklaruar se janë diagnostikuar nga depresioni ose janë trajtuar për këtë sëmundje, si dhe janë të përfshirë edhe 338 000 persona që nuk kanë pasur probleme të mëparshme depresioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...