Ushqyerja në gji është mënyra më e mirë për të rritur foshnjat

1 Gusht 2016 - 14:58      

Java botërore e ushqyerjes në gji shënohet çdo vit prej 1 deri me 7 Gusht, për të inkurajuar ushqyerjen në gji dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave anekënd botës.

Kjo datë përkujton Deklaratën e Innocenti-t, të nënshkruar në Gusht të vitit 1990 nga politik-bërësit qeveritarë, OBSh, UNICEF dhe organizatat tjera për mbrojtjen, promovimin dhe përkrahjen e ushqyerjes në gji.

Ushqyerja në gji është mënyra më e mirë për t’iu siguruar foshnjave përbërësit që iu duhen. OBSh rekomandon ushqyerjen në gji duke filluar në orën e parë pas lindjes e deri sa foshnja të mbush 6 muaj moshë. Pas kësaj moshe duhet të shtohen ushqimet e pasura plotësuese deri sa vazhdohet ushqyerja në gji deri në moshën 2 vjeç e më tepër.

Këtë vit OBSh inkurajon njerëzit që të “Përkrahin nënat për të ushqyer në gji kurdo dhe kudo,” duke qenë se gjithë shoqëria ka një rol për të luajtur në bërjen e komuniteteve tona më miqësore ndaj ushqyerjes në gji. Në frymën e kësaj thirrje OBSh ka publikuar disa posterë promovues që mund të gjinden dhe shkarkohen në ueb-adresën: http://www.who.int/mediacentre/events/2016/world-breastfeeding-week/en/

Tema globale e Javës këtë vit është “Ushqyerja në gji: Çelës i zhvillimit të qëndrueshëm”, që kërkon të informojë njerëzit në lidhje me Synimet e reja të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe se si lidhen ato me ushqyerjen në gji. Ueb-faqja zyrtare mund të gjendet këtu: http://worldbreastfeedingweek.org/

Përndryshe, Java botërore e ushqyerjes në gji, ka disa vite që në Kosovë shënohet në javën e parë të muajit tetor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...