Të udhëtuarit vetëm tashmë është kthyer në tendencë

1 Gusht 2016 - 14:23      

Më mirë vetëm se sa të shoqëruar, një mundësi e udhëtimeve janë pushimet e kaluara vetëm për vetëm.

Ajo që deri para pak kohësh është dukur diçka e çuditshme dhe e mërzitshme tashmë është kthyer në një tendencë. Ndërkohë një studim ka konfirmuar edhe përfitimet e të udhëtuarit pa shoqërinë e askujt.

“I vetmi udhëtim i vërtetë drejt zbulimit nuk konsiston në kërkimin e vendeve të reja, por në të pasurin e syve të rinj”, thoshte Prusti.

E ky udhëtar vetmitar e di mirë këtë gjë. Eksplorimi vetëm i vendeve të reja është mënyra më e mirë për të njohur një vend, një popull, një kontinent.

Të udhëtosh vetëm do të thotë të forcosh vetëbesimin dhe aftësinë e të kuptuarit të gjërave, mendimet bëhen më fleksibile dhe mendja më e lirë. Me këtë shpirt, shumë të rinj dhe jo vetëm, kanë nisur të udhëtojnë nga një cep i botës në tjetrin, ndërsa shumë prej tyre kanë dashur të ndajnë eksperiencën e tyre online.

“Të udhëtuarit vetëm i ndihmon personat që të rrisin ndjesinë e të pasurit kontroll më të madh mbi jetën e tyre dhe veprimet që ata ndërmarrin dhe jo vetëm kaq. Kjo gjë stimulon edhe reflektimin dhe ju ndihmon në zbulimin e vetvetes”, thotë profesoresha italiane, Constanza Bianchi nga Queensland University of Technology.

Studimi ka konfirmuar avantazhet, edhe ato psikologjike, të këtyre lloj pushimeve. “Kjo është mënyra më e mirë për të punuar me vetveten”, vazhdon më tej znj. Bianchi.

Studimi i publikuar në revistën “International Journal of Travel and Tourism Research”, u krye në një kampion prej 24 pjesëmarrësish të sapo kthyer nga një pushim i vetmuar prej pothuajse nëntë ditësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...