Poret, një problem serioz veror

31 Korrik 2016 - 16:49      

Poret janë problem i zakonshëm, sidomos për lëkurën e yndyrshme. Mirëpo, në ditët e nxehta ato shndërrohen në problem serioz, për shkak të temperaturave të larta.

Në parim, poret janë një pjesë shumë e rëndësishme e lëkurës. Ato ndihmojnë në hidratimin dhe zbutjen e saj përmes prodhimit të yndyrës.

Mirëpo, dermatologët thonë se nëse yndyra mbetet e bllokuara në këto pore, atëherë infektohen, kthehen në puçrra ose bëhen më të dukshme e joestetike, shkruan sot Koha Ditore.

Poret zakonisht shfaqen në pjesën e hundës apo në zonën e njohur si T (balli, hunda dhe mjekra), që është edhe më e prirur për puçrra dhe akne. Ylfete Shatri, dermatologe nga Ordinanca “Grelorgen” thotë se nuk mund të ndryshohet atë që e krijon natyra, por sipas saj ka mënyra dhe teknika për t`i mbrojtur nën kontroll e për të minimizuar efektet negative. Gjatë verës, siç thotë ajo, poret më lehtë infektohen për shkak se nxehtësisë, e cila i hap më shumë.

“Duhet pasur kujdes këto ditë. Duhet t`i trajtoheni më shpesh, sidomos me akuj. Në këtë mënyrë ato mbyllen dhe kështu zhduket mundësia që të infektohen”, këshillon ajo.

Se si duhet kujdesur ndaj tyre mund të lexoni shkrimin e plotë në E diela me Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...