Ushqimet më të mira verore për të humbur kilet e tepërta

31 Korrik 2016 - 11:00      

Vera është periudha e duhur për të humbur kilet e tepërta dhe ushqimet sezonale janë mënyrat më të shijshme për t’ia arritur qëllimit.

Domatet janë burimi më i pasur i likopenes, një antioksidues i fuqishëm që mund të ulë inflamacionin në trup dhe kontrollon nivelet e leptinës, një hormon që rregullon oreksin.

Perimet përmbajnë gjithashtu shumë pak kalori (një domate mesatare ka vetëm 22 kalori) dhe janë të pasur me vitaminën C, një antioksidues që ndihmon në djegien e yndyrës, sidomos gjatë aktivitetit fizik. Zgjidhni domate organike, një studim ka zbuluar se domatet kanë 55% më shumë vitaminë C.

Luleshtrydhet – Një studim i Universitetit të Harvardit ka zbuluar se luleshtrydhet ju mbajnë larg kileve të tepërta falë nivelit të ulët të glicemikës, që do të thotë më pak nivele të sheqerit në gjak. Luleshtrydhet janë të pasur gjithashtu me fibra, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes, transmeton KP.

Karkaleca – 85 gramë karkaleca përmbajnë 101 kalori, 19 g proteina dhe vetëm 1 g yndyrë, që ju ngopin menjëherë. Ata janë gjithashtu një burim i mirë i selenit dhe vitaminave B që rrisin energjinë.

Spinaq – Një studim i publikuar tek revista “Appetite” zbuloi se konsumimi i rregullt i një pije me ekstraktin e spinaqit rrit rënien në peshë me 45% dhe largon oreksin me 95%. Prandaj përfshijeni sa më shumë spinaqin në recetat tuaj.

Shalqiri –Nuk ka verë pa shalqi. Meqë është 92% ujë, shalqiri ju mban të hidratuar, ndërsa shija e tij e ëmbël ju jep ndjesinë e ngopjes.

Kungulli i njomë – Edhe kungulli i njomë përmban shumë pak kalori dhe është i pasur me kalium, që parandalon fryrjen e barkut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...