17 Maj 2015 - 10:01
Si artefakt e ruan Muzeu Britanik. Në faqen zyrtare të këtij institucioni thuhet se me gjasë ajo u bë në Spartë ose diku afër këtij vendi. Aty Prizrenin e bën pjesë të Serbisë, shkruan sot "Koha Ditore".
“E gjetur në Prizren, Serbi. Me gjasë është bërë në Spartë ose afër Spartës së Greqisë, rreth viteve 520 - 500 para Krishtit”, është përshkrimi që i bën “The British Museum”.
Një tjetër bindje është se figurina paraqet një grua duke vallëzuar.
Studiuesit japin ide edhe për atë se si u bë që kjo figurinë e Kosovës, të udhëtojë për në Londër të Anglisë.
Përtej kësaj, së fundi, në Enciklopedinë Botërore të Arkeologjisë përfaqëson thesarin e Dardanisë Antike, të Kosovës së sotme. Aty është si pjesë e rrëfimit për zhvillimin e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës dhe në këtë kuadër edhe për dëmtimet dhe grabitjet që i janë bërë trashëgimisë së Kosovës.
Figurinë e traditës atletike të Spartës
Një përshkrim të shkurtër për këtë figurinë e ka ueb-faqja e Muzeut Britanik, për të cilën thotë se është ngritur mbi traditën atletike të Spartës.
“Atletët në botën greke ishin kryesisht meshkuj, dhe për këtë arsye një vajzë duke vrapuar është diçka e rrallë. Megjithatë, Sparta e lashtë kishte një traditë në bazë të së cilës vajzat gjithashtu mund të merrnin pjesë në gara atletike”, thuhet aty... (më gjerësisht lexoni sot në e “Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...