Muzeu që dokumenton historinë muzikore të Gjakovës

21 Gusht 2016 - 09:20      

Historia muzikore që nis qysh para më shumë se një shekulli fshihet prapa tri dyerve. Tri vazo me lule formojnë trekëndëshin që rrethon mbishkrimin “Muzeu i Muzikës”.

Objekti që ndodhet në qendër të qytetit, afër asaj që njihet si “Lama e drithit” pritet të funksionalizohet në shtator të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe pse në fillim të korrikut të këtij viti kati i dytë i ndërtesës është promovuar si “Muze i Muzikës” ka ende punë që ta marrë këtë epitet.

Hyrja e muzeut duket vend merimangash dhe rrjetat janë goxha të përhapura, e një gjysmë fshese qëndron e përmbysur në dyshemenë e tarracës. Në një paradite gushti, në orën 10:00, dyert janë të mbyllura.

Punonjësit komunalë me rotacion kujdesen për objektin derisa të angazhohen dy ciceronë. E tash për tash i vetmi që mund të japë shpjegime për Muzeun më të ri të Gjakovës është drejtori i Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, Meriton Ferizi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...