27 Korrik 2016 - 18:40
Pas ankimimit të bërë të dënimit, Gjykata Supreme e Maqedonisë ka hequr dënimin e përjetshëm dhe i ka shqiptuar 20 vite burg policit maqedonas Trifunovski mëson ‘Zhurnal’ Maqedoni nga burime të sigurta.
Një vit më parë, pikërisht më 28 shkurt të vitit 2012, polici Jakim Trifunovski ekzekutoi me armën zyrtare dy të rinj shqiptarë në qytetin e Gostivarit, Besnik Shehapin dhe Imran Mehmedin, pas një zënke për vendparkim.
Ndryshe vrasje e dy shqiptarëve të Gostivarit u dëgjua edhe në aferën e përgjimeve ku në audio-incizimet e publikuar dëgjohet telefonata mes ish ministresë së policisë, Gordana Jankullovska dhe ish zëdhënësit të policisë, Ivo Kotevski të cilët u japin këshilla televizoneve maqedonase që të pregadisin storje në mbrojtje të policit maqedonas se kinse vajza e policit ka trauma të mëdha dhe nuk mund të shkon në shkollë. Jankullovska dhe Kotevski në një rast janë duke qeshur dhe thonë se fatin e këtyre shqiptarëve duhet të kenë edhe shqiptarët tjerë të Maqedonisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...