Dëshmitari i mbrojtur kërkon t’i bëhet publik identiteti

6 Dhjetor 2014 - 06:42      

Seanca e mbajtur të premten në rastin e gjykimit të “Grupit të Drenicës” është përcjellë me tension dhe polemika në mes trupit gjykues dhe dëshmitarit “C”.

Dëshmitari i mbrojtur ka mohuar në tërësi deklaratën e dhënë më herët në Prokurorinë e EULEX-it, madje ka kërcënuar se do ta zbulojë identitetin e tij, shkruan sot Koha Ditore. Ai akuzoi Prokurorinë se e kanë keqpërdorur lutjen e tij për ndihmë, meqë e kishte gruan të sëmurë.

“Më përdorët në tragjedinë e familjes sime. Më mashtruat. Kërkuat që edhe gruaja e ime të më bind që unë të bashkëpunoj me ju. Deklaratën më thatë se e ka dhënë dikush tjetër dhe e di emrin e personit që ka dhënë deklaratën, por ju duhet ta lexoni. Më thatë se nëse pranoj bashkëpunimin, ne do ta shërojmë gruan”, ka thënë dëshmitari “C” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ai ka thënë se deklarata që tash pretendohet se është e tij, është dhënë nga një person me emrin Naim Miftari, dhe se ky vetëm e ka nënshkruar.

Me vendim të trupit gjykues dhe me kërkesë të prokurorit, Martin Hackett, dëshmitari i mbrojtur “C” është shpallur dëshmitar armiqësor. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni:

https://online.koha.net/?id=22

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...