13 Prill 2014 - 15:50 - Adriatik Kelmendi
Të gjithë individët për të cilët dëshmohet se kanë kryer krime, duhet të ketë dënim të merituar.
Kjo duhet të vlejë edhe për të gjitha shtetet e formuara nga shpartallimi i Jugosllavisë.
Justicia, perëndia romane e drejtësisë, shfaqet në figurën e femrës me sy të mbyllur që mban në njërën dorë peshoren dhe në tjetrën shpatën, si simbol i moralit gjyqësor. Kjo, për t’u siguruar se gjyqësia duhet t’i trajtojë të gjithë njësoj, pa shikuar se kush është kush.
A po vlen ky parim në rastin e themelimit të “Tribunalit të ri” për Kosovën?
Jo!
Në këtë rast bëhet fjalë për një gjyqësi super selektive. “Tribunal special” vetëm për një rast të veçantë të dyshuar të luftës, për vetëm një grup etnik, për vetëm një grup të viktimave.
A bëhet për qëllime të drejtësisë, apo të politikës?
Nëse qëllimi i krijimit të këtij “Tribunali” është drejtësia, atëherë – aq më keq! - kemi të bëjmë me racizëm, pasi që paragjykimi është: një prokuror dhe një gjykatës shqiptar nuk janë të aftë/të ditur/profesionistë/të besueshëm sa ta gjykojnë një shqiptar tjetër (siç ndodh me rastet me krimet në Kroaci, Serbi e Bosnjë, ku edhe janë kryer më tepër krime të lidhura me luftën se në Kosovë).
Po qe se qëllimi është politik, atëherë s’ka se si të ketë politikë më të poshtër se sa manipulimi selektiv me viktimat.
E meqë në agjendë ndërkombëtare “të drejtësisë”, nëpërmjet të presioneve politike po e shohim të hyjnë vetëm ato raste për të cilat bëhet më së shumti zhurmë, atëherë, në formë proteste, ky shkrim do të përmblidhet vetëm në këto katër fjali:
1.090 (një mijë e nëntëdhjetë) fëmijë shqiptarë llogariten si të vrarë dhe të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
185 (njëqind e tetëdhjetë e pesë) prej tyre më të vegjël se 7 vjeç.
Askush deri më tash nuk është dënuar për vrasjet e tyre!
Ndërgjegje ndërkombëtare: Kur do të themelohet një “Tribunal special” për fëmijët e Kosovës?
[email protected]
Twitter: @adriatikk
© KOHA.net
A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...
Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...
Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...
ec me kohën...